SPORT

Aspak keq për një ekip të Kategorisë së Parë, Tirana merr 252 mijë euro

09:44 - 02.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Rënia nga kategoria ka “njollosur” historinë e lavdishme të Tiranës. Gjithsesi, dje morën një kupë që shërben jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. Me këtë trofe, bardheblutë do të marrin shpërblim nga FSHF-ja 50 milionë lekë të vjetër.

Por përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi fitimi i këtij trofeu, i 16-ti në historinë e Tiranës, automatikisht i jep të drejtën që të jenë pjesëmarrës në raundin e parë në Ligën e Europës, çka përkthehet me 215 mijë euro. Dhe, nëse kalojnë turin e parë të këtij kompeticioni, do të merrnin edhe 225 mijë euro të tjera.

Me një buxhet prej afro 477 mijë eurosh, drejtuesit e klubit më të titulluar në vend do të kenë mundësinë që të ndërtonin një ekip solid, që nuk do diskutonte ngjitjen e shpejtë në elitë. Pra “agonia” në Kategorinë e Parë, një ligë që do ta provojnë për të parën herë në historinë e tyre afro 97-vjeçare, mund të zgjasë vetëm një sezon.

Fakti që do të luajnë në Europë, edhe pse të rënë nga kategoria, pa dyshim që edhe lojtarët do ta shohin me tjetër sy Tiranën në merkato. Nëse inferiorja nuk para preferohet prej futbollistëve cilësorë, nuk do mendoheshin dy herë t’i thoshin “po” Tiranës europiane. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.