SPORT

Juventus-Real/ Frikë nga sulmet terroriste, nuk do të ketë festë në qiell të hapur

13:01 - 03.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për herë të parë në histori do të luhet një finale me stadium të mbyllur. Frika nga droni dhe nga ndonjë sulm terrorist i mundshëm ka bërë që UEFA të japë urdhër për mbylljen e pjesës së sipërme të stadiumit të Kardifit.

Kjo do të thotë që kapiteni i skuadrës që do të fitojë Ligën e Kampionëve nuk do ta ngrejë kupën në… qiell, sepse qielli nuk do të duket. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë për dy lojtarë të Juventusit që do të luajnë në një stadium të mbyllur.

Andrea Barzalji dhe Leonardo Bonuçi kanë luajtur në stadiumin e Lilës në ndeshjen Itali-Irlandë, e vlefshme për finalet e Europianit 2016, i cili u zhvillua në Francë.

Në atë ndeshje, UEFA vendosi të mbyllte pjesën e sipërme të stadiumit për shkaqe atmosferike, në mënyrë që të mos dëmtohej tapeti i stadiumit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.