SPORT

Barça uron Realin për trofeun, por tifozët ofendojnë Pikenë

12:30 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Barcelona ka harruar për pak çaste rivalitetin me Realin dhe ka uruar për suksesin në Europë skuadrën madrilene.

Pavarësisht faktit se në fillimin e ndeshjes të gjitha gazetat katalanase e kishin shfaqur në mënyrë të hapur mbështetjen për Juventusin, ekipi zyrtar i Barcelonës reagoi në mënyrë korrekte. “Urime Realit të Madridit për trofeun e fituar”, shkruhej në sajtin zyrtar të Barcelonës.

Nuk ishte e njëjta situatë me tifozët e Realit dhe me mbrojtësin Pike. Ky i fundit është bërë objektiv i sharjeve dhe ofendimeve nga ana e mbështetësve madrilenë.

Ata që ishin të pranishëm në stadium filluan të këndonin kore kundër tij, por edhe ata që ishin në sheshet e Madridit nuk harruan që gjatë festimeve të rezervonin një vend edhe për të ofenduar Pikenë.

Ky i fundit ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Realit dhe shpeshherë ka thënë se madrilenët kanë fituar me ndihmën e arbitrave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.