SPORT

Çudit Zidan: Jam i lumtur, por jo si në momentin kur fitova La Liga-n

13:45 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zinedin Zidan ka pohuar se ky është një nga momentet më të lumtura të karrierës së tij. Në fakt, francezi rezulton të ketë fituar më shumë Liga Kampionesh në dy vite si trajner te Reali sesa si lojtar. E megjithatë, ai duket se i ka sytë më shumë te fitorja e La Liga, ndërsa konfirmoi se do të vazhdonte të qëndronte në klub me synimin për të rifituar gjithçka.

“Jemi të lumtur sepse nuk është e lehtë të arrish gjëra si të fitosh Ligën e Kampioneve apo La Liga. Ia arritëm duke punuar dhe me bindje në forcat tona. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të gjithë lojtarët dhe klubin. Ky ishte një vit spektakolar.

Kjo është një ditë speciale, por fitorja në La Liga ishte dita më e lumtur e karrierës time, pasi janë 38 ndeshje dhe ta fitosh në të fundit është e jashtëzakonshme. Ky vit është për të përgëzuar të gjithë lojtarët dhe personat në klub. Me lojtarët që kemi, duke punuar mund të arrihen gjëra të tilla.

Nëse do të më thoshit se do të kisha fituar kaq shumë si trajner… jam i lumtur, a nuk shihet? Është kënaqësi, është e pabesueshme kjo që kam arritur.

Por nuk jam trajneri më i mirë në botë. Është e qartë se do të vazhdoj të qëndroj këtu, tani duhet të fillojmë të mendojmë për vitin e ardhshëm”, tha ai pas festës në pistë me lojtarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.