Kryesore

Ministria e Arsimit: Denonconi presionet dhe premtimet ndaj maturantëve!

19:05 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nesër nisin edhe provimet e Maturës Shtetërore. Një ditë para tyre ka ardhur edhe një konferencë e ministres, Mirela Karabina në lidhje me këtë proces.

Karabina shprehet se ‘çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe të gjitha rastet e evidentuara do të jenë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit’.

Deklaratë e plotë e Ministrit të Arsimit:

Më lejoni t’ju uroj të gjithë maturantëve suksese në provimin e Gjuhës së Huaj, provimi i parë i Maturës Shtetërore 2017.

Sipas kalendarit të hartuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore 2017në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të vijojnë të zhvillohen të gjitha detyrimet që përmban Matura Shtetërore,që ka filluar nga vjeshta e vitit 2016 e në vijim, me miratimin e Rregullores dhe udhëzimeve që rregullojnë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në vijim, ne do të monitorojmë nga afër çdo aspekt të këtij procesi duke mos lejuar asnjë ndërhyrje, apo deformim që mund të ndikojë në cenimin e standardeve të këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe me ndikim të gjerë në opinionin publik.

Duke e parë në këtë këndvështrim, në të gjithë takimet që kam zhvilluar iu është kërkuar që të gjithë aktorët pjesëmarrës në administrimin e Maturës Shtetërore 2017, të zbatojnë me rigorozitet të gjitha detyrimet e përcaktuara në paketën ligjore që rregullon afatet dhe rezultatet e provimeve.

Paralelisht, kam përcjellë mesazhin tim, duke rikonfirmuar edhe sot në këtë deklaratë, se çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe të gjitha rastet e evidentuara do të jenë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Çdo shkelje e evidentuar do të analizohet dhe çdo procedohet sipas legjislacionit në fuqi.

Për çdo denoncim nga ana e prindërve, mësuesve apo maturantëve, është në dispozicion adresa e E-mail dhe numri i telefonit, si më poshtë:

E-Mail:[email protected]

Telefon: +355 67 4474 900

Garantojmë se do të intensifikojmë monitorimin e çdo faze, për të vendosur standardet e kërkuara në administrimin dhe transparencën e gjithë këtij procesit, duke filluar nga organizimi deri tek vlerësimi i provimeve.

Duke ju uruar edhe një herë suksese të gjithë Maturantëve, mbetemi të angazhuar në përmbushjen e të gjithë detyrimeve institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.