Kryesore

Rama mohon bashkëqeverisjen me PD: Nuk ka asnjë komplot kundër LSI!

17:02 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duke kërkuar votën në 25 Qershor, Edi Rama premtoi një administratë të shëndetshme, të cilën mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste, sipas tij. Sipas Ramës nuk do të ketë bashkëqeverisje të paracaktuar me Partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë komplot kundër LSI.

“Mos na lini në dorë të partive të tjera. Mos i dëgjoni përrallat e katundit për bashkëqeverisje me PD dhe komplot ndaj LSI. Nuk ka asnjë komplot. Për të bërë më shumë nuk kemi nevojë bashkëqeverisje me të tjerët. 25 qershori nuk është një ndeshje futbolli dhe vota nuk është një biletë stadiumi. Bindjet janë bindje, ndërsa zgjedhjet e 25 qershorit është zgjedhja e logjikës atdhetare. Na ndihmoni të bëjmë shumë më shumë. Hapni fort sytë e mendjes. Askush përveç nesh nuk e bën dot. Po u ndatë si tifozë nuk iu shërbejnë dot si qytetarë të barabartë në aspektin e shërbimit”– tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama tha se se vota për partitë e tjera është votë e shkuar dëm, pasi ata nuk mund të bëhen kryeministra as në ëndrrën e tyre më të mirë.

“Kë do zgjidhni kryeministër, Lulin, Shpëtimin, Petritin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë”– tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.