Kryesore

VIDEO/ Meta i bie daulles në Kukës: Historike më 25 qershor, LSI-ja forcë e parë

16:06 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Kukës, bashkë me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, ku kanë prezantuar kandidatët e kësaj force politike. Por ajo që ka rënë më shumë në sy, ishte pritja që kuksianët i kanë bërë kreut të Kuvendit, njëhkohësisht presidentit të ri, Ilir Metës.

Ai është pritur jashtë salle me daulle, ku nuk ka rezistuar dot tundimit për t’iu rënë atyre, duke lënë për pak minuta çështjen politike.

Edhe Luan Rama e ka shoqëruar Metën në improvizimin me daulle dhe duket se e kanë shijuar shumë këtë “eksperiencë” të re.

Gjatë takimit që ka pasur në Kukës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kryesuesen e listës së LSI-së në qarkun e Kukësit Selvie Beçajn, duke shtuar se zgjedhjet e 25 qershorit do të bëjnë një transformim pozitiv të politikës shqiptare, pasi LSI do të dalë forcë e parë.

“Kam një lutje për të gjitha nënat, vajzat, motrat e Kukësit, e Tropojës dhe të Hasit, ato nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër veç se Silvi Beçaj. Ne jemi krenarë që Silvi kandidon për LSI-në. Është një kandidim historik sepse LSI jo vetëm do të marrë për herë të parë deputeten në Kukës, por kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe kjo do të jetë diçka historike”,- tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.