![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Majlind Lazimi, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, i shkarkuar tre ditë më parë nga detyra, ka paditur ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Në një dalje për mediat, ai ka bërë të ditur se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe ka treguar se pse ndodhet pikërisht në Prokurori. Lazimi tha se nuk ka asnjë motivacion për shkarkimin e tij nga detyra. “Bëra një denoncim për kallëzim penal për ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Kjo pasi shkarkimi është i paligjshëm. Urdhri i saj për lirimin tim nga detyra është marrë në shkelje të ligjit. Dhashë garanci se do ndjek në rrugë ligjore dhe e mbajta fjalën. Urdhri i paligjshëm nga ana e saj, dhe kjo është edhe arsyeja për të cilën kam ardhur në Prokurori.
Nëse do kishim diçka ligjore që unë kam shkelur, besoj se do ishte e vlefshme që do jepej arsyeja. Mirëpo, deri më sot nuk ka asgjë, sot s’kam asnjë letër të shkruar, përveç urdhrit për lirimin nga detyra. Unë nuk e di, të jepej një arsye, por nuk ka asnjë argument ligjor, asnjë motiv, asgjë”, – tha Lazimi.
Sipas ligji, kjo veper penale denohet nga 6 muaj ne 7 vite burg.
Çfarë tha Ekonomi
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit te Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi. Ajo thotë se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.
“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.
Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës.
Nga ana e tij Majlind Lazimi e cilësoi nul vendimin pasi nuk ka raport të këshillit mbikqyrës të postës.