Kryesore

Edi Rama flet për Metën: Po të isha zgjedhur unë president nuk do të dilja në fushatë

21:28 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në emisionin Top Story, kryeministri i vendit ka folur për marrëdhëniet e PS me LSI. Edi Rama ka thënë se LSI ka qenë e ngurtë dhe në momentin e fundit gjërat erdhën në këtë mënyrë.

Më tej Rama ka thënë se me LSI kanë ndërtuar themelet e reformave, por tashmë gjithësekush do të kërkoj atë për të cilën ka nevojë.

Duket se janë ashpërsuar tonet e PS dhe LSI

Është një garë reale që do të shkojë duke u intesifikuar sepse jemi të gjithë të mandateve, ku dikush do të shkojë forcë e parë. Ndërkohë që ne nuk duam të jemi forcë e parë por të kemi drejtimin e timonit vetëm. Koha që kemi përpara na bën të ridimensionojmë çdo marrëdhënie.

Çfarë ndryshoi me LSI se u duk në një moment sikur marrëdhënia PS-LSI arriti kulmin kur propozuat Ilir Metën si president, çfarë ndryshoi?

Kam qenë i bindur që duhej ndërtuar një panel strategjik afatgjatë por nuk qenë të ndërtuara mirë, në momentin e fundit gjërat erdhën kështu siç janë dhe ne jemi këtu duke i kërkuar shqiptarëve të na ndihmojnë, të më ndihmojnë të bëjmë Shqipërinë që duam. Në fazën e dytë duam që të bëjmë administratën shtetërore siç duhet, të jetë dinjitoze dhe t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo e coptuar në disa parti.

Me këtë i referoheni LSI?

Po ky është sistemi tani që ne duhet ta shkallmojmë kështu që në 25 qershor qytetarët duhet të votojnë PS.

Fakti që ju kërkoni një mandat të dytë nuk do të thotë që PS nuk do të bëjë të njëjtën gjë?

Jo absolutisht jo. Ne nuk do të bëjmë si partitë e tjera që i mbushin qytetarët me tesera partish dhe t’i heqim nga puna siç bëjnë partitë e tjera që ka ndodhur edhe këtu në Berat.

Nuk i dhatë mundësi aleatit tuaj strategjik që të arrinin dhe ata në një koalicion

PD bëri zgjedhjen e tij, nuk ka pasur asnjë gjë të qëllimshme. Duhet ndërtuar një proces që fillon nga 25 qershori për të luftuar një sëmundje që ka kalbëzuar vendin.

Çdo të ndodhë nëse do keni nevojë për koalicion duke qenë se LSI është e para në listë?

Këtë do ta vendosin qytetarët, kërkojmë nga njerëzit votën dhe nuk duam pushtetin se do i kishim marrë deputetët me rehat në qershor po nuk duam pushtet por të bëjmë shtet.

Nga 1 deri në 10 sa i sigurtë jeni që do të qeversini pa LSI?

Nuk kam thënë më parë që isha i sigutë në 10 që do të qeverisja me LSI por ska rëndësi. Unë isha dakord për koalicion dhe LSI e kishte të nevojshme atëherë koalicionin. Tani të gjithë kemi të drejtë të kërkojmë atë që kemi nevojë. LSI do të jetë forcë e parë ne duam ta çojmë përpara që të bëjmë shtet.

LSI ka pasur një sjellje tekanjoze apo skrupuloze për reformën në drejtësi. Mund të themi që koalicioni PS-LSI ka përfunduar?

Ëështë e vërtet që koalicioni ynë ka bërë sukses në shumë reforma. Themelet janë vendosur. Tani duhet bërë një shtet europian shqiptar. Mund ta çojmë flamurin kuq e zi , për emigrantët që dridhen kur e shohin në oborrin e Europës, por njerëzit duhet të na japin votën. Ja sheshi ja mejdani. Duhet të na japin një mundësi që të bëjmë shtet që ta çlirojmë nga tentakulat në të cilat ndodhet.

I shkon një presidenti të zgjedhur të marrë pjesë në fushatë?

Është zgjedhja e tij. AI nuk është zgjedhur ende president. Unë nuk do e bëja por është zgjedhja e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.