Kryesore

Edi Rama thumbon LSI e PD: Kush do bëjë shtet? Luli duhet ndëshkuar, Petriti jo e jo

20:03 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama, në takimin e tij të radhës me elektoratin e Beratit ka thumbuar sërish opozitën duke i kujtuar grave dhe vajzave se kush mund të bëjë shtet pa i diskriminuar.

“Beratit i takon të jap një mesazh shumë të fortë për 25 qershor për PD dhe jo vetëm.  Ka një logjikë më të madhe që është mbajtja e bashkuar e kualicionit për të bërë reformat ë rëndësishme. Por kësaj historie do t’i vijë fundi nëse gratë dhe vajzat socialiste i japin votën partisë socialiste.

Se vetëm ne mund të bëjmë shtet. Kush do ta bëjë këtë? Luli? Jo, se meriton, ai duhet ndëshkuar se i ka diskriminuar femrat dhe gratë. Kush do ta bëjë? Petriti? Jo e jo. Se kam për këtë këtu..E kam për atë andej. Apo kaubojsi me të tjerë?

Pa merak se nuk i voton njeri. Kështu që duhet të na ndihmoni që të mbajmë timonin, të bëjmë shtet. Shumë gra e vajza nuk pranohen në punë apo hiqen nga puna se nuk pranojnë të marrin një teser partie? Apo të tjera që e pranojnë me lot në sy? Jo kjo gjë nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.