SPORT

Mirel Josa nën kontratë, por e ardhmja varet nga projekti i presidentit Halili

15:00 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

E ardhmja e Tiranës për edicionin e ri është ndër më të çuditshmet në vendin tonë. Për herë të parë, një skuadër shqiptare do të përgatitet për dy ekstreme të ndryshme. Do të luajë në kualifikueset e Europa Ligës dhe më pas në Kategorinë e Parë. Dy nivele të ndryshme, por që gjithsesi kërkojnë një projekt ambicioz.

Për këtë, nevoja e teknikut me ide të arta dhe me një plan fitues është primare. Burime të “Panorama Sport” pranë skuadrës kryeqytetase bëjnë me dije se deri dje nuk ka pasur asnjë komunikim mes trajnerit dhe presidentit për të ardhmen. Josa duket se përveç kontratës, mbetet në pritje të një… telefonate që do të qartësojë situatën.

PROJEKTI

Tirana e Europës dhe e Kategorisë së Parë nis nga… presidenti. Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e të parit të klubit, por se kreu i klubit duhet të iniciojë projektin e skuadrës. E thënë më thjesht, presidenti Halili duhet të marrë vendimin për stafin teknik që do të jetë në drejtim të skuadrës që në krye të herës kur ekipi do të nisë të ndërtohet për Kupat e Europës dhe më pas për të vijuar në Kategorinë e Parë.

Pas verdikteve të sezonit, kur Tirana ra për herë të parë nga kategoria, pozitat e teknikut Josa nuk janë më qartësisht të përcaktuara. Gjithsesi, ajo që mbetet për t’u parë është vendimi i numrit një të skuadrës. Halili duhet të vendosë nëse do t’ia besojë skuadrën edhe një herë trajnerit Josa.

KONTRATA

Marrëdhënia kontraktuale mes palëve nuk është sheshuar ende. Mes palëve, trajneri dhe klubi kryeqytetas kanë ende një kontratë që i mban të lidhur. Tekniku firmosi për 18 muaj me bardheblutë dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse mes tyre ka ende bashkëpunim dhe besim, të cilat do t’i shtyjnë që të vijojnë bashkëpunimin apo mungesa e vullnetit do të bëjë që të zgjidhet kontrata.

Ndaj, gjithçka nis nga drejtuesit, të cilët duhet të vendosin nëse do ta lënë në fuqi atë marrëdhënie me Josën apo do të ketë një zgjidhje të saj. Duke qenë se në fund të kësaj jave Tirana pritet të nisë përgatitjet për kualifikueset e Europës, trajneri mbetet në pritje të një telefonate dhe takimi me presidentin dhe drejtuesit e klubit.

Nga ai takim, i cili, sipas burimeve pranë klubit bardheblu bëhet me dije se do të ndodhë në ditët e para të kësaj jave, do të marrë udhë edhe projekti i Tiranës së Europës, ndërthurur me atë për Kategorinë e Parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.