SPORT

“‘Skënderbeun e ri’ e dëgjoja nga burgu, Luksemburgun e gjeta mes jush!”, Ballisti ironizon De Biazin

09:08 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Tifozi i kombëtares shqiptare Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili u bë i famshëm pas dronit me banderolën “AUTOCHTHONOUS” të lëshuar mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka ironizuar me trajnerin Xhani De Biazi pas humbjes 2-1 në miqësoren ndaj Luksemburgut.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ballisti kujton se si dëgjonte nga qelia e burgut deklaratën e De Biazit pas kualifikimit në Europian teksa përdorte shprehjen e Gjergj Kastriotit në lidhje me meritat e fitores së arritur. I indinjuar që meritat e tij për 3 pikët e marra në Beograd nuk u njohën në atë kohë, ai përdor sot me ironi të njëjtën shprehje duke thënë se Luksemburgun e gjeti mes nesh.

Reagimi i plotë i Ballist Morinës

Postimi i Ballistit në Facebook

“Dikur ‘Zotri’ De Biasi e hapte fjalimin e tij tek Shkolla e Bashkuar ne mbremjen GALA te organizuar nga presidenca menjihere pas kualifikimit ne Armeni kshu: fitoren nuk ua solla une ate gjeta mes jush…..une ate dite e ndiqja direkt nga qelia e burgut me nji djalosh nga Vlora dhe nji tjeter djalosh nga Mirdita,dhe papritmas gardiani i burgut qe po shihte nga dritarja e vogel e deres se qelise bertet me nji vendosshmeri te papare:ta ‘gzojm SKENDERBEUN e ri djema’!

‘SKENDERBEU I RI’ asokohe kishte pushtuar zemrat e milionave shqiptare me shpaten e tij prej drurit.

Ndersa sot nen petkun e tifozit deklarohem si me poshte:Luxenburgun nuk ua solla une,ate e gjeta mes jush!!

‘Gzuar,gzuar,gzuar!!’” /PanoramaSport

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.