SPORT

Bolonja e “fiksuar” pas shqiptarëve, pas Memushajt kërkon edhe Ajetin

10:08 - 06.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arlind Ajeti mund të firmosë me Bolonjën. Lajmin e ka raportuar dje prestigjiozja italiane, “Corriere Dello Sport”. Sipas kësaj të fundit, pavarësisht faktit se Ajeti nuk ka mundur ta bindë trajnerin Sinisha Mihajloviç për vendin e titullarit te Torino, nga Bolonja shihet si futbollist i perspektivës. Mosha e re, por edhe fakti që është pjesë e Serisë A prej dy sezonesh, kanë bindur skuadrën kuqeblu që të kërkojë Ajetin.

Bolonja mund të bëhet streha e disa futbollistëve të Kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm, pasi kjo skuadër prej disa kohësh interesohet edhe për Ledian Memushajn, i cili pritet të largohet nga Peskara. Nga ana tjetër, Ajeti gjithashtu pritet të largohet nga Torino, ku është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje për një total prej 250 minutash.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bolonja, që synon të përforcohet në të gjitha repartet për sezonin e ardhshëm dhe 23-vjeçari kosovar i Kombëtares shihet si alternativë serioze. Ajeti aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjen eliminatore me Izraelin në transfero. Në miqësoren e dy ditëve më parë ndaj Luksemburgut, mbrojtësi nuk u preferua nga trajneri De Biazi, duke qëndruar në stol për 90 minuta në humbjen 2-1 të Shqipërisë. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.