SPORT

U paraqit shumë mirë ndaj Shqipërisë, portieri i Luksemburgut në fokusin e Skënderbeut

11:54 - 06.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Skënderbeu nuk është duke kërkuar vetëm sulmues në këtë moment, por edhe portier. Pas ndeshjeve europiane, kapiteni Orges Shehi pritet që ta mbyllë karrierën, ndaj dhe drejtuesit kanë filluar që të mendojnë që tani për pasuesin e tij. Kështu, mësohet se në fokus për momentin është portieri i Kombëtares së Luksemburgut.

27-vjeçari Ralf Shon, i cili luajti si titullar edhe në ndeshjen e fundit që Luksemburgu fitoi ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-1, duket se ka lënë përshtypje të mirë në stafin e Skënderbeut. Nuk dihet nëse ka pasur kontakte apo jo, por e sigurt është që ai shihet si alternativë. Kujtojmë që nëse kapiteni largohet, atëherë porta e korçarëve mbetet vetëm në duart e Aldo Teqjes, një portier i talentuar, por që korçarëve u duhet patjetër një shtyllë e parë, që të jetë kopja e Orges Shehit.

Në fakt, Ralf Shon është një portier me cilësi shumë të mira, 1.95 cm i gjatë dhe mund t’u bëjë shumë punë bardhekuqve. Në ditët në vazhdim, bisedat me këtë portier mund të avancojnë, por për momentin nuk kemi ndonjë zyrtarizim nga ana e klubit korçar në lidhje me atë se ku kanë shkuar tratativat me këtë “gardian”.

Kjo alternativë duket më shumë se e mundshme dhe mbi të gjitha kur mendon se në Luksemburg është parë nga afër prej trajnerit të portierëve Ilir Bozhiqi dhe prej Orges Shehit, të cilët janë edhe pjesë e stafit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.