SPORT

Nuk ka shiritin, por De Biazi i beson Hysajt rolin e Canës në Kombëtare

08:46 - 07.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mund të jetë ndër lojtarët më të rinj në grupin e Kombëtares shqiptare të futbollit, por Elseid Hysaj është kthyer në një prej lojtarëve tek të ciklet trajneri De Biazi beson më shumë.

Ndonëse nuk i është dhënë shiriti i kapitenit, duke qene i treti në radhë pas Agollit dhe Mavrajt, futbollistit i është besuar një rol të cilin më parë e mbante Lorik Cana. Gjatë stërvitjeve të skuadrës, Cana zakonisht kryente rolin e përkthyesit për pjesën tjetër të ekipit, kur trajneri shpjegonte ushtrimet që duheshin bërë apo manovrat taktike.

Ndonëse në ekip ka futbollistë të tjerë me shumë eksperiencë dhe që e kuptojnë mirë gjuhën italiane, De Biazi ia ka besuar këtë detyrë Hysajt, i cili tashmë u përkthen të gjithë futbollistëve të tjerë detyrat që kanë do të kenë në fushë dhe atë që duhet të bëjnë në çdo moment. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.