AKTUALITET

Arrestohet 24-vjeçari nga Vlora, i sekuestrohen 70 kg kanabis në sheshpushimin e një pallati

10:31 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihet në prangat e policisë së Vlorës një 24- banues në Vlorë pasi në pronësinë e këtij personi, policia ka sekuestruar rreth 70 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Lënda narkotike është zbuluar në sheshpushimin e një pallati në lagjen “Pavarësia” dhe ishte e mbështjellë me 4 qese të zeza plastike. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një furgon i cili dyshohet se do përdorej për transportin e drogës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati.

Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Nikolas Toçaj, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.