AKTUALITET

Detaje të reja/ Kush e gjeti të pajetë në hotel fierakun të dënuar për vrasje

10:16 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Viktima është Ardian Laze, i cili ishte akomoduar prej dy ditësh në hotelin që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga personeli i hotelit, pasi është konstatuar se klienti nuk kishte shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr.3, që kanë nisur menjëherë hetimet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Gjithashtu nga burimet e policisë bëhët më dijë se Ardian Laze vuante nga probleme kardiake.

Ndërsa mësohet se ai kishte më shumë se 3 orë që kishte vdekur, para se të gjendej nga personeli i hotelit. Policia i ka marrë ata në pyetje për të sqaruar rrethanat se si e kanë gjetur trupin të pajetë. Mësohet se viktima kishte shkuar në hotel vetëm për një natë dhe të martën në mesditë do të largohej nga hoteli.

Por ai nuk ishte parë të dilte as të hynte dhe kjo i ka bërë të dyshojnë personelin. Njëri prej tyre është ngjitur në dhomën e tij rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe ka konstatuar se 50-vjeçari nuk kishte shenja jete. Për këtë arsye, i ka telefonuar menjëherë Policisë. Dëshmitarët kanë pohuar se ai ka qëndruar vetëm në hotel dhe nuk është parë ndonjë person tjetër duke u futur në dhomën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.