AKTUALITET

Ditmir Bushati i përgjigjet Tom Doshit: PS-ja nuk ka nevojë për thirrje partizash

12:38 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditmir Bushati i cili ka qenë i pranishëm në një takim me banorët e Vaut të Dejës i nuk kthyer përgjigjen deputetit Tom Doshi i cili jo me larg se dje deklaroi se do të fitoji tre mandate deputetësh në Shkodër, dhe ato do të jenë në mbështetje të kryeministrit Rama.

Ditmir Bushati ka theksuar ndër të tjera se vota për Partinë Socialiste nuk ka pse ngatërrohet me thirrje që vijnë nga individë partizash.

“Me datën 25 ka vetëm një zgjedhje për ne dhe ky është Edi Rama me Partinë Socialiste, numrin dy. Ne nuk kemi nevojë as për mik, as për kandidatë të tjerë që dalin lart e poshtë nëpër televizion që thotë na i jepni votat ne se edhe ne do të mbështesim Edi Ramën”,- tha ai.

Duke mos ia përmendur emrin Doshit, Bushati tha se të gjithë ata që thonë se mbështesin Edi Ramën janë në një parti me të dhe s’kanë pse garojnë me forca të tjera.

“Por po të ishte puna kështu nuk do të ishim në parti të ndryshme, do të ishim të gjithë në të njëjtën parti. Nuk kemi nevojë as për me dëgju parti të tjera që vijnë me forma të tjera me penetru, edhe këtu, ne kemi parë në fund të ditës së çfarë kanë bërë. Bamirësit janë në fondacione bamirësie, kishat dhe xhamitë i ndërtojnë institucionet fetare. Unë kam përshtypjet se kjo zonë ka të drejtë për të zgjedhurit e tyre” ka thënë Bushati në Vaun e Dejës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.