AKTUALITET

Edukatorja dhunuese flet në gjyq, ja si ndodhi

09:52 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edukatorja dhunuese e cila mori masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata deri në një vendim të dytë ka mohuar kategorikisht të ketë përdorur dhunë kundrejt të miturve për të cilët kujdesej.

“Nuk është e vërtetë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj asnjërit prej fëmijëve në kopsht”, ka pohuar ajo.

Pasi është njohur me pretendimet e palëve, gjyqtari Altin Shkurti vendosi lënin e saj në paraburgim deri në hetimin e plotë të rastit.

Ngjarja e pakëndshme u denoncua nga prindërit e dy fëmijëvë të cilët kishin parë ndryshimin e sjelljes së të miturve dhe shenja dhune te fëmijët. Policia sekuestroi kamerat nga të cilat rezultoi se edukatorja kishte dhunuar dy të miturit. Pas këtij rasti edhe prindër të tjerë shkuan në polici dhe deklaruan se kishin pasur dyshime për dhunë ndaj fëmijëve të tyre por kishin zgjedhur t’i hiqnin nga kopshti privat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.