AKTUALITET

EMRI/ Mori pjesë në fushatë, Ministria e Financës: Ndjekje penale për punonjësin e doganës Kakavijë

13:33 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ministria e Financave ka kërkuar nga Prokuroria e Gjirokastrës që të nisë hetimin për Erlis Shalarin, punonjës i doganës Kakavijë.

Duke e shoqëruar edhe me foto, Ministria e Financave ka bërë të ditur se Shalari ka rezultuar të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.

Duket se përfshirja e punonjësve në fushatë ka sjellë një varg shkarkimesh, por edhe penalitetesh.

Njoftimi

 

Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e z. Erlis Shalari, punonjës i doganës Kakavijë.

 

Nisur nga informacionet, z. Shalari, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.

 

Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Ëhatsapp, Viber)

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.