SPORT

Shtyhet përsëri vendimi për Skënderbeun, çështja mbetet pezull

14:09 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioni i Etikës i mbledhur ditën e sotme, nuk ka dale përsëri në një vendim për dosjen e Skënderbeut. Mbledhja ka filluar rreth orës 1 e 15.

Në orën 2 e 30 te gjithë anëtarët i kanë dhënë fund këtij takimi që do të shqyrtonte çështjen e klubit korçar duke e lënë përsëri pezull dosjen.

 Mbledhja

Mblidhet Komisioni i Etikës për takimin e radhës, nga i cili pritet të dalë me një vendim për çështjen e dosjes “Skënderbeu”.

Në orën 13:15, anëtarët e këtij komisioni janë futur në sallën e mbledhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, për të diskutuar hapat që do të ndërmerren, nëse do të ketë një dënim apo jo për korçarët sa u përket ndeshjeve të cilat UEFA i ka argumentuar si të manipuluara në sezonet e kaluara në kampionatin shqiptar.

Dosje të tilla ka për thuajse secilin prej klubeve shqiptare, por çështja e Skënderbeut është kthyer në prioritet që prej dënimit të dhënë nga UEFA për ekipin korçar dhe hapjes së hetimeve nga Prokuroria për drejtuesit dhe futbollistët e klubit që përmenden në dosjen e dërguar nga ndërkombëtarët. /PanoramaSport

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.