AKTUALITET

Gurët çamë në sheshin Skënderbej, reagon Shpëtim Idrizi: Na qenka shqetësuar Greqia…

11:55 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi në Rrogozhinë për zgjedhjet e 25 qershorit foli edhe për “shqetësimin” e ngritur nga grekët për vendosjen e gurëve nga çamëria në sheshin Skënderbej.

“Në Sheshin “Skënderbej” është edhe pllaka e Çamërisë që përkujton të gjithë atë kalvar të vuajtjeve të Çamërisë, që të mos përsëritet më.

PDIU është parti kombëtare, kemi qenë gjithmonë dhe do të jemi në mbrojtje të interesave kombëtare, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë e kudo që ata janë”, tha kryetari i PDIU-së.

Idrizi u shpreh se PDIU ka bërë beteja të mëdha dhe këto zgjedhje bëhen për qytetarët shqiptarë, jo për atë që do të marrë karrigen e radhës.

Shpëtim Idrizi tha se PDIU po rritet përditë, pasi i sheh të gjithë shqiptarët bashkë.

Për të gjithë ata që mendojnë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, aty ku e ka vënë Zoti, që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, që Zoti ja ka dhënë me tepri të gjithë mundësitë por i ka lënë mangët mendjet e politikanëve. Ne nuk jemi politikanë, ne jemi njerëz që vijmë nga një kauzë dhe i kemi dal për zot”, u shpreh Idrizi, i cili i kërkoi qytetarëve të Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë, që të votojnë nr.13.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se është e rëndësishme prania e gruas në Parlament.

“E di që është e vështirë të thuhet familje, grua apo fëmijë në fushatë. Partitë akuzojnë njëra-tjetrën, kur thonë kjo apo ajo parti mori gjobë se nuk respektoi kuotat e grave në lista. Dua t’u them se gruaja nuk është numër, ne jemi elementi thelbësor i politikës, prandaj na mbështesni. Ju i dini të gjitha betejat që PDIU ka zhvilluar në mbrojtje të familjes.

Në Parlament donin të ndryshonin skemën tradicionale të martesës, jo më burrë-grua, po burra-burra dhe ne nuk ramë dakord, sepse ne duam Zotin dhe familjen. Sot familja shqiptare është më e sulmuar se kurrë pikërisht për këtë, që në fillim do sjellim në Parlament projektligjin e familjeve që kanë dy fëmijë ose më shumë.

Në mbështetje të familjes do duhet që të gjitha shpenzimet për fëmijën e dytë, të tretë apo të katërt e me radhë t’i mbulojë shteti shqiptar. Ky do jetë një nga projektligjet që PDIU sjell në Parlamentin e ardhshëm”, tha Mesila Doda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.