AKTUALITET

Mbijnë vetë 3404 rrënjë kanabis sativa, policia e Vlorës në luftë me natyrën

09:51 - 08.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia e Shtetit ka vijuar planin e masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike si dhe të lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar përreth një banese të banueshme në fshatin Kallarat, në Vlorë janë gjetur të kultivuara 106 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, ngjitur me banesën janë gjetur 2 thasë me thurje brenda të cilëve përmbanin lëndë narkotike me peshë prej 19.7 kilogramë, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, Resul Ismailaj, 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.

Po ashtu, gatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatësi 30-100 cm. Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike 5 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.