BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ambasadori gjerman teston birrën në Shqipëri. Merre dhe ti një gotë, nuk pi dot vetëm…

15:00 - 09.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ambasadori gjerman teston birrën në Shqipëri. Merre dhe ti një gotë, nuk pi dot vetëm…





Ambasadori gjerman teston birrën në Shqipëri
Dihet nga të gjithë që Gjermania shquhet për prodhimin e birrës, nga ku kanë dalë dhe qindra lloje birrash që shpërndahen në të gjithë botën. Dhe, si një gjerman nacionalist, edhe ambasadorit gjerman në Shqipëri i pëlqen birra, dhe shumë madje. Në një pritje në të cilën ka qenë i ftuar, zoti Borshhard ka preferuar ndër pijet e tjera, të pijë pikërisht birrë, nga një mori aperitivi që i ofrohej prej kamerierëve. Dhe, me shumë përkushtim i është afruar gotës, si për t’i mbajtur erë, dhe pasi është siguruar që birra që mbante në dorë ishte e mirë, ka nisur ta shijojë atë.


Merre dhe ti një gotë, nuk pi dot vetëm…
Se si i dukej të pinte vetëm gotën e birrës që mbante në dorë, ndaj dhe i është drejtuar përsëri tavolinës së kokteilit, ka marrë një tjetër dhe ia ka ofruar një tjetër të pranishmi që ndodhej në pritjen e organizuar nga FMN. Ambasadori i OSBE në Tiranë, zoti Robert Bosch nuk ka preferuar gjë tjetër veç birrës në këto ditë të nxehta, ku temperaturat kanë arritur kulmin. Për më tepër që festa zhvillohej në ambient të hapur e domosdo, vapa ndihej më shumë. Shiheni dhe vetë mimikën e zotit Bosch. “Merre dhe ti një, nuk pihet birra vetëm”.


Moisiut i ngel njolla
Po të vësh re me vëmendje, thuajse të gjithëve tashmë u ka ikur shenja procesit të votimit. Por, ja që zotit Moisiu ende nuk i ka ikur njolla e zezë në gishtin e madh. Aq shumë ia kanë lyer anëtarët e komisionit gishtin, sa nuk hiqet për qamet. Por, kjo duket se nuk i bën shumë përshtypje ish-presidentit. Kjo tregon edhe njëherë më shumë që votën e tij e ka hedhur, ndërsa për të tjerat nuk i bëhej vonë. Por, puna është pse anëtarët e komisionit në qendrën e votimit i kanë mëshuar aq shumë bojës, a thua se Moisiu do të tentonte të votonte dy herë…


Kastriot Islami, ehh, kur ishim të rinj…
Ja dhe një foto që vërtet do ju duket interesante. Besoj të gjithë e njihni, por ndryshimi është tejet i dukshëm gjithsesi. Ky që shihni është çifti Islami dhe ky imazh është realizuar në vitin 1985 në Paris. Shumë vite më parë të cilat normalisht kanë bërë diferencën me atë që është tani. Më shumë flokë për zotin Islami dhe asnjë thinjë nuk vihet re. Po kështu edhe shumë vite më parë. Domosdo Kastriot Islami ka qenë 24 vite më i ri këtu dhe nëse do e shohë këtë foto, edhe vetë atij do i ngjallë nostalgji.

Ky shkrim u botua më 1 gusht 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.