SPORT

Duka, mbledhje me Kombëtaren para stërvitjes së fundit në Turqi

09:09 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është bashkuar sot delegacionit të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ka zhvilluar një mbledhje me ekipin pikërisht para stërvitjes së planifikuar gjatë pasdites në qendrën stërvitore të kombëtares turke.

Sipas “SuperSport”, kreu i FSHF-së, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen kundër Luksemburgut, ka diskutuar sot me lojtarët për rreth 30 minuta në sallën e mbledhjeve në hotel, ku edhe në prani të stafit teknik është diskutuar për situatën që po kalojnë kuqezinjtë.

Duka, në muajt e kaluar, ka kritikuar vazhdimisht në media ekipin për “përgjumjen” që e kishte përfshirë që pas Europianit, ndërsa bënte thirrje që skuadra të “zgjohej”. Duket se pas humbjes me Luksemburgun, ai ka vendosur që këtë mesazh t’ua përçojë direkt lojtarëve të cilët kanë regjistruar një seri prej 5 humbjesh radhazi./panoramasport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.