Kryesore

Incidenti në shesh/ Grupi i Dropullit bojkoton festën. Shkaku, grupi çam do hedhë vallen e Osman Takës

21:57 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prania e grupit çam në listën e performuesve në koncertin për hapjen e sheshit “Skënderbej”, ka bërë që Grupi i Dropullit të largohet pak para fillimit të mbrëmjes festive.

Grupi i Dropullit pasi është njohur me faktin që në koncert do të jetë  vallja çame e “Osman Takës” ka vendosur të braktisë eventin.

Komuniteti grek i Dropullit pretendon se kjo valle u përket pikërisht atyre, ndaj kjo është bërë shkas që të nxisin konflikt edhe në këtë mbrëmje që mendohet të jetë përbashkuese.

Vallja Çame u përhap në Greqi. Atje iu përshtat emri “Çamiko” dhe kaq mjaftoi që ta cilësonin si të tyren.

“Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: “ O Mexhid Bej, kërkesa ime e fundit në këtë botë është paksa e cuditshme. Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit dhe të Konispolit se do të kërcej një valle të burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit”, shkruan Alba Haruni në një shkim të publikuar në 27.al.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.