SPORT

Izraeli masa ekstreme para ndeshjes me Shqipërinë, FSHF apel tifozëve kuqezi

11:26 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në çdo ndeshje të Izraelit, qoftë në shtëpi, apo edhe në transfertë, masat e sigurisë janë aq të larta, saqë nuk bëjnë më përshtypje te vendësit, por më së shumti te kundërshtarët e skuadrës së shtetit hebre.

Edhe për ndeshjen e nesërme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë. Kësisoj, dje përmes një komunikate për shtyp, institucioni i futbollit shqiptar sqaronte tifozët kuqezi për dokumentet që duhet të marrin me vete përpara se të futen në stadium.

“Të gjithë sportdashësit që kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen Izrael-Shqipëri, datë 11 qershor ora 20:45, në stadiumin ‘Sammy Ofer’ në Haifa, janë të lutur që ditën e ndeshjes për të hyrë në stadium, duhet patjetër të jenë të pajisur me një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti.

Në rast të kundërt, nuk do të lejoheni të futeni në stadium për të mbështetur Kombëtaren”, citohej dje në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundvitit të kaluar në “Elbasan Arena” masat e sigurisë ishin ekstreme, duke bezdisur jo pak tifozët kuqezi./PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.