Kryesore

Sheshi “Skënderbej”/ Berisha: Ceremoni 2 milionë euro, prokuroria të nisë hetimet!

23:27 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në përfundim të ceremonisë së përurimit të sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke publikuar edhe shpenzimet që sipas tij janë bërë për këtë shesh.

Ai thotë se kreu i bashkisë së Tiranës së bashku me kryeministrin kanë shkelur ligjin e e kartës së Kopengahenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke marrë parasysh se partitë politike janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit.

Reagimi i Berishës

Mbi 2 milione euro festime dhe inaugurime elektorale ne qender te Tiranes!

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej.

Ne keto ceremoni dhe aktivitete, burime te brendshme bejne me dije se po shpenzohen mbi dy milione euro nga buxheti dhe klientela. Qellimi i ketyre veprimtarive eshte i dyfishte.

Se pari, elektoral dhe vetem elektoral. Rama ne kete prag humbje nuk njeh ligj as standart.

Se dyti, me fiaskon e madhe qe pesoi ky projekt dhe dhjetra kritika te eksperteve vendas dhe te huaj, Rama dhe Lal Plehu duan te meresojne sadopak pamjet e sheshit, te cilin duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira! sb

Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.