Kryesore

Del foto, ja i dyshuari për vrasjen e Artan Cukut. Konferencë në 13:00 nga Kreu i Policisë së Shtetit

12:05 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Personi që po shihni në foto është i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku. GSH.al publikon ekskluzivisht foton e Mikel Shallarit 24-vjeçarit nga Kuçova, i cili u ndalua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime të policisë thanë se ADN e tij ka ngjashmëri me ADN –në e vrasësit, por ende nuk është provuar nëse përputhet tërësisht.

Gjurmë të ADN –së u u morën në një bluze të gjetur pranë vendit të ngjarjes, e cila dyshohet se mbahej nga vrasësi i Cukut dhe që u hodh prej tij në një kosh mbeturinash.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhët ndalimi për Mikel Shallarin.

Hetimet për vrasjen e Cukut, Haki Çako në Drejtorinë e Tiranës, pas ndalimit të 24-vjeçarit.

Konferencë në orën 13:00 nga Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, lidhur me ngjarjen në fjalë.

I dyshuari

Burime zyrtare nga policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se Mikel SH. 24-vjeçari nga Kuçova është i dyshuari kryesor. Pra dyshohet se është ekzekutori i komisar Artan Cukut. Mirëpo, nga ana tjetër policia po punon për të gjetur porositësit e vrasjes  ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit.

Kloadiana Lala në një raportim LIVE për News 24 ka bërë të ditur se për herë të parë ka pasur një nervozizëm nga ana e policisë, madje janë gjobitur dhe makinat e vendosura përpara drejtorisë së policisë së Tiranës. Vend ky i rezervuar për mediat.

Mesa duket fakti që të mos dalin informacionet kanë sjellë dhe gjobat.

Pritet një konferencë për shtyp.

Shoqërimi

Është shoqëruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Policinë e Tiranës, i dyshuari për vrasjen e komisar Artan Cukut, i ekzekutuar muaj më parë. Bëhet e ditur se ai është Mikel Sh. 24 vjeç, i cili është kapur nga forcat speciale operacionale të Policisë së Tiranës pranë “Pallatit me Shigjeta”. Mësohet se ai po merret në pyetje në policinë e Tiranës. Ndërsa kjo e fundit  ka ngritur 3 pista hetimi.

Bluza e gjetur në një kosh plehrash, vetëm pak metra larg pallatit “Melros”, në “Rrugën e Kosovarëve”, ku u vra Artan Cuku, duket se është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të identifikuar autorin. Në këtë rrobë, burimet saktësuan se janë gjetur mbetje biologjike, si fije floku dhe pështymë, nga të cilat është zbuluar edhe profili gjenetik i ADN-së së autorit të Cukut. Pritet për t’u parë nëse i përket shtetasit të shoqeruar tashme Mikel Sh. 24 vjeç.

Ai u shoqërua bashkë me dy të tjerë. Raportohet se është person me precedentë për trafikimin e lëndëve narkotike.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur për News 24 se zyrtarët e policisë janë treguar tejet të rezervuar për ngjarjen, ndërsa shton se ka pasur tentativa për të mos dalë asnjë informacion në media, me pretendimin që përben shkak për dëmtimin e hetimeve.

24-vjeçari nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet teksa, udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje. Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë pasur probleme të mëparshme me policinë.

Ndërkohë që po zhvillohet edhe një operacion tjetër.

Vijon…

HETIMET/ BLUZA E GJETUR NË PLEHRA

Bluza e gjetur në një kosh plehrash, vetëm pak metra larg pallatit “Melros”, në “Rrugën e Kosovarëve”, ku u vra Artan Cuku, duket se është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të identifikuar autorin. Burimet e lartpërmendura thanë dje se, pikërisht kjo bluzë është e njëjtë me atë të djalit të ri që është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në pallatin ku banonte Cuku para se të ndodhte krimi dhe duke u larguar më pas nëpër rrugica. Ndërkaq, burimet sqaruan më tej, se pas vrasjes së Cukut, në disa kosha plehrash janë gjetur një sërë rrobash të hedhura. Por që më pas rezultoi se asnjëra prej tyre nuk i përkiste atentatorit. Kjo, pasi të gjitha rrobat e gjetura u krahasuan me veshjen e personit që shfaqej në kamerat e sigurisë. Në këtë rrobë, burimet saktësuan se janë gjetur mbetje biologjike, si fije floku dhe pështymë, nga të cilat është zbuluar edhe profili gjenetik i ADN-së së autorit të Cukut. Ky profil gjenetik është duke u krahasuar me profilet gjenetike të personave që dyshohet të jenë autorë të vrasjes së Artan Cukut, të cilët po hetohen nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

MOMENTI PARA VRASJES

Artan Cuku u qëllua për vdekje me 4 plumba, 2 prej të cilave i mori në kokë. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës u ekzekutua mbrëmjen e datës 8 prill, në hyrje të pallatit ku banonte, teksa ishte duke shkuar për në banesën e tij. Nga pamjet e kapura nga dy kamera të ndryshme të bizneseve në zonë dhe të publikuara nga Policia e Shtetit, autori vihet re në orën 18:53, rreth 1 orë e 7 minuta përpara atentatit. Nga pamjet duket një djalë i ri rreth 1.80 i gjatë, i veshur me rroba sportive dhe në kokë mban një kapele. Ndërsa vjen nga rruga kryesore, duart i mban në xhepa, ku dyshohet se mund të ketë fshehur armën. Më pas ngjit një palë shkallë dhe del në një anë të pallatit ku ndodhen disa dyqane të boshatisura. Pikërisht në këtë vend dyshohet se i riu ka qëndruar në pritje të Artan Cukut. Më pas, teksa ngjit shkallët, ai mban kokën ulur, ku streha e kapeles që mban në kokë i mbulon pamjen e fytyrës. Pasi kapërcen mbrojtëset e hekurta, humbet nga rrezja e kamerave të sigurisë dhe pak metra më tej ndodhet edhe hyrja e pallatit ku banonte dhe u vra Artan Cuku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.