Kryesore

Denoncimi i Berishës: Skandal në RENEA, i bërë tap nga alkoli, pezullohet komandanti Poçari

09:56 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Komandanti i Reneas, Sokol Poçari i dehur dhe i bërë tap është pezulluar nga drejtori i forcave lëvizëse operacionale FLO Sokol Bizhga! Ky ka qenë denoncimi që ka bërë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Duke publikuar mesazhin e ardhur në adresë të tij nga qytetari dixhital, Berisha e ka quajtur një skandal atë çfarë ka ndodhur.

“Skena tragjikomike në atë që duhet të jetë reparti më serioz i policisë së shtetit. Gjithashtu, oficeri denoncon futjen në radhët e Reneas nga Çako dhe Saje qorri, të banditëve të Shullazit dhe bandave të tjera”, – thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ja statusi i plotë

Skandal! Komandanti i Reneas, Sokol Poçari i dehur dhe i bere tap pezullohet nga Sokol Bizhga!

Reneasi dixhital denoncon:

Komandantin e Reneas, Sokol Poçari
– i dehur dhe bere tap nga alkoli,
– pezulluhet nga detyra nga Sokol Bizhga,
Drejtor i FLO dhe pas urdherit te pezullimit Bizhga kerkon ti behet
– testi i alkolit dhe per kete qellim sjelle njisitin e policise rrugore
– Poçari refuzon ti nenshtrohet testit dhe
– rrjeshton efektivin me te gjitha paisjet qe ta mbroje ate nga testi i alkolit.
Kurse Bizhga jep urdher te shperndahen efektivet te mbledhur per te mbrojtur Komandant sarahoshin nga testi i alkolit.

Skena tragjikomike ne ate qe duhet te jete reparti me serioz i policise se shtetit. Oficeri denoncon gjithashtu
– futjen ne radhet e Reneas nga Çako dhe Saje qorri, te banditeve te Shullazit dhe bandave te tjera!

“Pershendetje Doktorr ne rep.special eliten e policise se shtetit RENEA diten e djeshme ishte nje shfaqje aspak e kendeshme ku komandanti i atij reparti Sokol Poçari ne gjendje tejet te rendua nga alkoli i dehur totalisht qe njifet per drejtimin e paaftesis profesionale ku dhe humbi jeten ne operacion ne lazarat Ibrahim Basha per mungese drejtimi diten e djeshme kan bere llafe dhe debate me Drejtorin e forcave levizese operacionale FLO z. Sokol Bizhga ku ky i fundit i komunikon pezullimin dhe kerkon te kryhet testi i alkolit ku behen komik ne prani te forcave renea njeri jep urdher kom i reneas qe rreshton efektivin me paisje qe ta mbrojn nga testi i alkolit tjetri jep urdher qe te shperndaheshin dmth drejtori i flos ky eshte treguesi i drejtimit te rep special ku ka besim kominiteti per zgjidhjen e situatave me te nderlikuara qe krijohen. Dua te shtoj se ne kete repart jane levizur per keto kater vite 60% e efektivit dhe nga Saje qorti dhe Çako jane marre jasht kritereve ligjore ku ne mes tyre ka edhe persona qe jane me lidhje me bandat i ajo e Shullazit dhe bandat tjera te rrezikshme flm”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.