SPORT

Masa ekstreme në Haifa, 300 shqiptarë sot në mbështetje të Kombëtares ndaj Izraelit

10:22 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndeshja e sotme në Izrael ndërmjet përfaqësueses vendëse dhe Shqipërisë pritet me mjaft interes. Të dyja ekipet duket se do të luftojnë mes tyre për vendin e tretë në grup.

Kuqezinjtë janë mundur në sfidën e parë në Elbasan, ndërsa sot kanë mundësinë që të fitojnë.

Në duelin e sotëm priten rreth 20 mijë tifozë, gjë që e ka lajmëruar vetë Federata Izraelite e Futbollit. Nga këta, rreth 300 do të jenë shqiptarë, në një kohë që afërsisht 100 jetojnë dhe punojnë në Izrael.

Në çdo ndeshje të Izraelit, qoftë në shtëpi, apo edhe në transfertë, masat e sigurisë janë aq të larta, saqë nuk bëjnë më përshtypje te vendësit, por më së shumti te kundërshtarët e skuadrës së shtetit hebre. Edhe për ndeshjen sotme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë.

Kështu, dje, përmes një komunikate për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit sqaronte tifozët kuqezi për dokumentet që duhet të marrin me vete përpara se të futen në stadium.

“Të gjithë sportdashësit që kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen Izrael-Shqipëri, datë 11 qershor, ora 20:45, në stadiumin ‘Sammy Ofer’ në Haifa, janë të lutur që ditën e ndeshjes për të hyrë në stadium, duhet patjetër të jenë të pajisur me një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti.

Në rast të kundërt, nuk do të lejohen të futen në stadium, për të mbështetur Kombëtaren”, shkruhej në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundvitit të kaluar në “Elbasan Arena”, masat e sigurisë ishin ekstreme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.