Kryesore

MATURA/ Përgjigjet e sakta të testit të Letërsisë, ja “çelësi” edhe për shkollat profesionale dhe seksionet dygjuhëshe

09:20 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“GSH” publikon çelësin edhe për shkollat profesionale dhe seksionet dygjuhëshe. 
Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar ditën e djeshme provimit të dytë me detyrim, që është Gjuha Shqipe dhe Letërsia. Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar skemën e vlerësimit për të gjitha shkollat e mesme, e më konkretisht për: gjimnazin, gjimnazin gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike, profesionale, artistike, sportive dhe me kohë të shkurtuar. Përmes kësaj skeme, maturantët mund të orientohen mbi përgjigjet e sakta që duhej të kishin dhënë në provim. Ndërkohë që, “Gazeta Shqiptare” publikon sot të plota të dyja variantet e tezës, me përgjigjet e sakta për secilën prej tyre, të cilat i gjeni bashkëngjitur shkrimit. Ky është provimi i dytë të cilit i nënshtrohen maturantët, pas atij të gjuhës së huaj, në të cilin morën pjesë 37 mijë nxënës. Më herët, përfaqësues të AKP-së bënë me dije për “GSH” se përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj me detyrim do të shpallen në datën 17 qershor. “Sipas rregullores, rezultatet duhet të shpallen 2 javë pas ditës së provimit. Nëse marrim parasysh që provimi u zhvillua në datën 5 qershor, atëherë praktikisht në datën 17 qershor duhet të ketë përfunduar korrigjimi. Ky afat nevojitet, pasi janë shumë maturantë të cilëve u korrigjohet testi. Janë 5 qendra korrigjimi dhe ne do të ndjekim procesin normal, që është korrigjimi dyfish (double check), me një normë të caktuar ditore”, – u shprehën përfaqësuesit e AKP-së. Sipas tyre, procesi i korrigjimit bëhet nga mësues të certifikuar, ndërkohë që testet janë shpërndarë në mënyrë të tillë, që asnjë qendër të mos korrigjojë qytetin ku ajo është ngritur. “Ne nuk marrim mësues të cilët nuk janë trajnuar apo certifikuar. Ka masa shumë të rrepta për korrigjimin, pasi asnjë mësues nuk e di çfarë po korrigjon, sepse testet shpërndahen nëpër qendra dhe asnjë qendër nuk korrigjon testet e rrethit. Për shembull, nuk ndodh që Tirana të korrigjojë Tiranën. Asnjë mësues nuk e di cilin rreth korrigjon.

Ky është parimi kryesor që kur bëhet ndarja e testeve: kemi shumë kujdes që në Shkodër të mos shkojë kurrë Shkodra, në Fier të mos shkojë Fieri, por të ketë një lloj përzierjeje. Kjo bëhet në mënyrë që të mos lindin dyshime në lidhje me cilësinë e korrigjimit”, – thanë përfaqësuesit e AKP-së.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.