Kryesore

VIDEO/ Zgjedhjet në Kosovë, momenti i sikletshëm i çiftit Veseli, shkuan të votonin pa…

15:32 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa Kosova sot voton, e gjithë vëmendja është përqendruar këtu, për të mësuar se kush do t’i fitojë këto zgjedhje. Mirëpo, ndodh edhe kështu, të shkosh për të votuar dhe të mos kesh mjetin identifikues.

Kështu i ka ndodhur, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe bashkëshortes së tij Violeta Veseli, të cilët kanë ndarë një moment interesant e simpatik në momentin kur ata kishin shkuar për të votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Përderisa po prisnin në rend duke dhënë informatat e nevojshme për të votuar, bashkëshortja e Veselit e lajmëroj tinëzisht të parin e PDK-së, se e kishe harruar mjetin identifikues, saktësisht letërnjoftimin.

Megjithatë kjo nuk u mbajt fshehtë nga Veseli, i cili filloj të qeshë, duke thënë se edhe ai e ka harruar, madje duke shtuar se atij i falet, por jo edhe gruas së tij.

Ndiqeni këtë moment simpatik të tyre të transmetuar edhe live në “Tribunë Zgjedhore”./GazetaTribuna/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.