SPORT

Zbulohet skema fituese ndaj Izraelit, De Biazi konfirmon Sadikun në majë të sulmit

12:57 - 11.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shqipëria ka mbyllur përgatitjet në Izrael me një seancë 70- minutëshe në stadiumin ku sot do të luhet takimi. Trajneri Xhani De Biazi ka provuar edhe një herë formacionin që do të hedhë në fushë, teksa konfirmohet skema 4-1-4-1, me Armando Sadikun në majën e sulmit.

Elbasanasi që mbylli sezonin te Lugano ka fituar duelin me Sokol Cikalleshin për një vend nga minuta e parë. Pas eksperimentit të dështuar me skemën 3-5-2, De Biazi ka punuar gjatë ditëve të fundit me variantin taktik 4-1- 4-1, që në fazën ofensive bëhet 4-3-3. Katër lojtarë me tipare ofensive do të jenë në fushë që nga minuta e parë.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport” pas miqësores së humbur në Luksemburg, De Biazi i është rikthyer variantit klasik, me të cilin bëri historinë, duke çuar Shqipërinë në Europian gjatë vitit të kaluar.

Me mungesën e sigurt të Etrit Berishës dhe kapitenit Ansi Agollit për shkak të pezullimeve, por duke shtuar këtu edhe dëmtimin e Bekim Balajt, Shqipërisë i duhet të ndryshojë në emra, duke filluar nga porta.

Thoma Strakosha do të jetë numri një në Izrael, ndërsa ndryshimi i vetëm në mbrojtje është Naser Aliji në vend të Agollit në krahun e majtë. Me Hysajn në të djathtë dhe Gjimshtin e Mavrajn në qendër, reparti difensiv kompletohet. Përpara mbrojtjes në rolin e një kontrollori do të jetë Burim Kukeli, i cili mbetet një nga lojtarët më të preferuar të epokës “De Biazi”.

Nga krahët e mesfushës do të luajnë Rroshi në të djathtë dhe Hyka në të majtë. Ky i fundit po kalon një formë të mirë, teksa ka fituar balotazhin me Llullakun. Në qendër të mesfushës De Biazi u ka besuar Abrashit dhe Memushajt.

Sulmi do të jetë me Sadikun në majë, teksa trajneri kuqezi bën rrotacionin e radhës. Ndaj Italisë kishte preferuar Cikalleshin, por në Izrael beson më shumë te sulmuesi i Luganos, që po kalon një formë të mirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.