Kryesore

Deklarata e fortë e Berishës në mbrojtje të Metës dhe mesazhi për Bashën

22:43 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar akuzat qe po shoqerojnë fushatën elektorale, tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmet i ka më të strukturuara ndaj Edi Ramës.

“Ilir Metën nuk mund ta bëj përgjegjës Basha për dështimet e qeverisë. Nuk mund t’i themi Ilir Metës për mashtrimet e Ramës, pasi nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, rrogën e 13, barazimin e pensioneve të qytetit dhe fshatit. Basha nuk synon të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i vendit por kryeministër i vendit”, tha Berisha.

Nga ana tjeter Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për Kryeministër të Shqipërisë.

Pyetje: Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.