Kryesore

Reagon Ministria e Drejtësisë: Ja pse nuk e lejojmë Sekretaren të futet në punë

19:48 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministra e Drejtësisë ka sqaruar ditën e sotme me anë të një deklarate arsyet pse Sekretarja e Përgjithshme ekëtij institucioni i është ndaluar hyrja dhe për këtë është thirrur policia. Ministria sqaron se Juliana Hoxha vijon të jetë e pezulluar dhe asnjë institucion tjetër s’mund ta cënojë këtë urdhër.

Deklarata

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sëDrejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet tëfutet në institucion. Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit ështëurdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë,është në fuqi.

Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin eAdministratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk kacenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, përshkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend.Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues iqartë i mungesës së njohurive minimale juridike.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nukështë dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organikompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë. Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrëtë paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme tëndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin eMinistrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuarpërdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punëne titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publiknë veprimtari politike në kundërshtim me ligjin.

Ky akt i fortë dëshpërimi dhepaligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, sidhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimitcivil kanë ndaj ligjit.Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësidhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes sëMinistrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar nënjë institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshmenga Kodi Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.