SPORT

Suksesi në Haifa, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë!

08:43 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e djeshme të Kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas.

“Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.

Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.