BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Blerina Bombaj, një dasmë ndryshe. Kush ishin te ftuarit VIP. Arditin dhe Gonin i bashkon “dieta”

16:00 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Blerina Bombaj, një dasmë ndryshe. Kush ishin te ftuarit VIP. Arditin dhe Gonin i bashkon “dieta”




Blerina Bombaj, një dasmë ndryshe. Syri vëzhgues i Jonit.  Arditin dhe Gonin i bashkon “dieta”


Një dasmë ndryshe
Një martesë ku janë bashkuar dy familje që u përkasin dy zonave dhe traditave të ndryshme. Kështu është në fakt lidhja dhe martesa e Dietologes Blerian Bombaj (që është me origjinë nga Vlora) me bashkëshortin e saj, Edin (i cili origjinën e ka nga Dibra). Ky takim kulturash nuk kishte sesi të mos shfaqej edhe në dasmën e tyre. Çifti për t’i bërë qejfin të dyja familjeve kishte ftuar një grup polifonik dhe një tjetër valltarësh nga Dibra, gjë që ka sjellë një mini spektakël në dasmën e organizuar në sallën “Pergola” të Hotel Tirana International. Ndërkaq çifti ka edhe një vajzë 10 muajshe, e cila jo vetëm që ishte e veshur me fustan të bardhë si mami i saj por ka marrë edhe një dhuratë nga prindërit. Një grup fëmijësh ka demostruar një kërcim enkas për Anën e vogël. Pjesë e argëtimit të dasmës ka qenë edhe këngëtari Altin Goci me bandën e tij muzikore.


Syri vëzhgues i Jonit
Stilisti Joni Peçi, është ai që ka zbukuruar dietologen Blerina Bombaj në natën e saj të dasmës. Modeli që ai i kishte bërë në flokë, me baluket e prera dhe flokët e mbledhura topuz e kanë shfaqur krejt ndryshe nga sa jemi mësuar duke e parë Blerinën, e ndërkaq grimi i shkonte po aq për shtat asaj nate. E ndërsa Joni ka shfaqur edhe njëherë talentin e tij duket se nuk i rrihej rehat as gjatë dasmës. Ndërsa Blerina ka qenë në një moment ulur me miqtë, ai ka përfituar për t’i rreëgulluar ndonjë lule në flokë dhe për të bërë ndonjë ndryshim.


Arditin dhe Gonin i bashkon “dieta”
Kemi takuar fundjavës që lamë pas dy personazhe unik në llojin e vet, kantautorin dhe shoë-men-in, Ardit Gjebrea me bashkëshorten e tij Anila, dhe çuditërisht së bashku në të njëjtën tavolinë edhe aktorin e humorit dhe prezantruesin e spektaklit “Portokalli”, Agron Llaka. Janë miq, por në fakt punojnë në televizione rivalë, dhe sigurisht të gjithë do të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim mes tyre? (në fakt nuk i dihet se ç’bisedë kanë bërë ata, se edhe në foto duken që janë gjithë sy e vesh), por aryseja që janë gjendur bashkë të dy (së bashku me bashkëshortet) në një tavolinë, është martesa e dietologes Blerina Bombaj. Miqtë dhe klientët e saj duket se nuk i kanë ndjekur shumë rregulluat sepse të dy, edhe Arditi edhe Goni kanë ngrënë atë natë pa recetë.

Ky shkrim u botua më 19 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.