SPORT

Dorëheqja e De Biazit, reagon Andi Lila: Nuk kam turp të them që më vjen për të qarë!

14:55 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas dorëheqjes së trajnerit Xhani De Biazit nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit, mbrojtësi Andi Lila ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook. Ai e falënderon De Biazin për realizimin e ëndrrës së tij fëmijërisë, pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, si dhe pranon se i vjen për të qarë në një moment të tillë.

Reagimi i Andi Lilës

“Mister, sapo e lexova sms-në dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet!

Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar!

Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim.

Do jesh gjithmonë në zemrën time,

Me shumë dashuri Andi Lila!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.