SPORT

Kombëtarja shqiptare nga sot mbetet pa trajner, Xhani De Biazi jep dorëheqjen

11:17 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria nga sot mbetet pa trajner. Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

Gjatë fjalës së tij, De Biazi u shpreh se është një largim i vështirë, por cikli i tij ka përfunduar. “Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë.

Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën. Largohem me vështirësi, cikli im ka përfunduar. Kam arritur suksese të mëdha me Kombëtaren. Është një zgjidhje e vështirë profesionale. Falenderoj të gjithë për mbështetjen.”

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.