SPORT

“Tirona Fanatics” proteston sërish, përpara bashkisë më “Legjendat” bardheblu

20:01 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Tirona Fanatics” protestojnë për herë të dytë përpara bashkisë së kryeqytetit. Mesa duket rënia në “Kategorinë e Parë” është një “turp” që nuk kapërdihet lehtë nga tifozët e ekipit të Tironës.

Grupimi më i zjarrtë i ekipit të Tiranës e cilëson si të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet ekipi pavarësisht se në fund falë fitores së Kupës së Shqipërisë arritën të siguronin pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Tifozët kanë nisur koret e tyre të zakonshëm, ndërsa mbanin në duar parulla me foto të cilat tregonin legjendat e vërteta të klubit bardheblu, personazhe të cilat e udhëhoqën këtë klub drejt sukseseve të njëpasnjëshme, raporton “panorama sport”.

Në pritje të përgjigjes së kryebashkiakut, tifozët kanë paralajmëruar për përshkallëzimin në protesta të tjera, në një nga elementet më të errëta të historisë së klubit që ra nga kategoria. Klubi është në kaos të plotë dhe kjo shihet edhe nga fakti se pavarësisht se merr pjesë në Ligën e Europës, nuk ka filluar ende punën për sezonin e ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.