Kryesore

Ben Blushi: Afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto, është një kërcënim i plotë!

22:28 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar ndaj aktit që bëri Lul Berisha, ish kreu i bandës së Durrësit dhe i dënuar për 5 vrasje, që iu afrua për një foto në bulevardin e qytetit.

Blushi u shpreh në “Opinion” se afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto është një pritë e vërtetë dhe për një akt të tillë, media duhet të reagojë dhe ta dënojë se si një politikani dhe njeriu të lirë, në një vend të lirë i dalin përballë kriminelët që ishin në burg dhe e kërcënojnë. Sipas tij, ky akt është një kërcënim i plotë, sepse foto që ka bërë e ka postuar me qëllim për t’u thënë të gjithëve: Blushi është shoku im!

Në videon e shpërndarë nga Blushi në rrjetet sociale, shihet Lul Berisha që bashkë me një shok të tij ndalojnë në rrugë Ben Blushin, e komplimentojnë për LIBRA-n dhe e ftojnë të bëjë një foto, e cila u shpërnda brenda pak orëve në të gjitha portalet qeveritare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.