BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Genta Ismajli: E vogël kam mbajtur proteza në dhëmbë

16:00 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Genta Ismajli: E vogël kam mbajtur proteza në dhëmbë




Genta Ismajli: E vogël kam mbajtur proteza në dhëmbë
Qava 1 orë lur vdiq Majkëll Xhekson. Këngëtarja ende vazhdon të mendojë që idhulli i saj nuk ka vdekur…
Këngëtarja Genta Ismajli është në dijeni të thashethemeve që bëhen për të! Megjithatë, asaj nuk i interesojnë shumë ato dhe thotë se vazhdon punët e saj pa u marrë me të tjerët. Me muzikë ka filluar që të merret qysh në moshë të re, ndërkaq idhujt e saj janë mbreti i Popit, Michael Jackson dhe mbretëresha, Madonna. Në këtë intervistë ajo tregon:
Në cilën moshë keni qenë kur keni filluar të merreni me muzikë?
Kam qenë pesë vjeç kur babai im më bleu një piano elektrike shumë të vogël. Fillova të mësoj disa këngë për fëmijë pa u regjistruar në shkollën e muzikës. Në atë kohë imitoja Michael Jackson, Madonna-n dhe këngëtarë të tjerë dhe ëndërroja të isha si ata.
Thatë se e keni idhull Michael Jackson, si e përjetuat ndarjen nga jeta të tij?
Michael Jackson-in e adhuroj. Normalisht inspirohem nga anët pozitive të tij. Jam mërzitur shumë për vdekjen e tij! Kam qarë për të më shumë se një orë dhe ende mërzitem kur e kujtoj. Ende mendoj se nuk ka vdekur…


Përderisa e keni adhuruar aq shumë, pse nuk keni shkuar në varrimin e tij?
Kisha dëshira të madhe të shkoja, por nuk më ka lënë puna, pasi kam pasur disa koncerte në Kosovë dhe në Shqipëri…
Çfarë ndjenjash keni kur futeni në studio për të incizuar?
Kam frikë shumë të madhe, por në të njëjtën kohë kam edhe vullnet dhe besim në vete. Janë tri ndjenja, të cilat i kam pasur që në fillim dhe vazhdoj t’i kem…
Si ndikojnë këto ndjenja, në interpretimin e mirë ose jo të mirë të këngës?
Ndikojnë më shumë për të mirë, sepse sa më shumë kam frikë, aq më mirë del. Frika e madhe më tregon mua se sa e dua punën time, sa e dua skenën, publikun…
Po ju keni pasur vështirësi në fillim të karrierës?
Kam hasur në batica dhe zbatica. Nuk e kam pasur të lehtë të mbërrija këtu ku jam. Dhe prapë nuk e kam të lehtë, sepse unë dua të arrij edhe më shumë. Është shumë vështirë të kesh sukses vetëm, por unë jam ambicioze.
Në cilin qytet ju kanë njohur fillimisht?
Në qytetin tim më kanë njohur të gjithë, pra në Gjilan…Është një qytet i vogël. Jam shëtitur shumë me rolera dhe kam pasur edhe proteza në dhëmbë dhe shumë njerëz thoshin ‘shikoni, kjo amerikania ka vënë vathë në dhëmb’.
Përmende rolerat! A keni ndonjë sport tjetër përpos këtij sporti ekstrem…?


Jo edhe aq, por më pëlqen kick-boks-i dhe basketboll-i…
Atëherë, a njihni ndonjë kick-bokser apo ndonjë ekip basketbolli…
Jo nuk njoh! Nuk po më bie ndërmend momentalisht! Thjesht më pëlqejnë t’i luaj si sporte, por nuk jam shumë “fanse” e basketbollistëve. Më parë kam parë Chicago Bulls kur fitonin në SHBA, i tërë qyteti festonte (familja e Gentës jeton në Chicago)…
Kur synoni të hyni në tregun amerikan, pasi keni të realizuara disa këngë në anglisht?
Nuk do të thotë gjë ajo që kam realizuar diçka dhe mandej të futem në tregun amerikan. Ajo është veç përpjekje e imja që të arrij më shumë. Pra nuk kam hyrë në tregun amerikan! Kam besim dhe “ishallah” kam fat. Edhe nëse nuk ndodh, prapë unë jam e lumtur sepse në Amerikë nuk është fatkeqësi të dështosh.
Nga ju erdhi ideja për klipin dhe këngën “Pantera”?
Ideja ka qenë imja. Pantera është një kafshë që më pëlqen shumë. Instrumentalin ia dhashë rep-këngëtarit Beka, të cilit i thashë të më shkruajë një tekst të një kënge për këtë melodi, një melodi që ma dha Sunaj Saraçi. ‘Beka, shkruaj një tekst për Panterën’ dhe ai më tha “dreqi ta hongërt ty dhe atë panterin tënd”. I thashë se po më pëlqen të shkruaj një tekst për karakterin e panterit dhe panter të më bëj mua. Nuk ka shkuar as 20 minuta dhe ma ka dërguar tekstin në e-mail. Të them të drejtën teksti më ka pëlqyer…
Por, para se të vini te Pantera ju patët kritika në fillim të karrierës suaj si një këngëtare që keni huazuar këngë…Çfarë mendoni për kritikat dhe thashethemet?
Normal që më kanë penguar dhe kritikat gjithmonë janë të mira. Unë jam munduar që të përmirësoj çdo gabim. Thashethemet nuk më kanë penguar kurrë në jetë! Sa njerëz kanë shkruar për mua, gazetat, mediat, mirë e keq dhe ende shkruajnë – unë kam qenë duke punuar dhe ende nuk kam kohë me u marrë me fjalë të ndryshme. Kurrë në jetën time nuk i kam lexuar edhe pse ka pasur njerëz të cilët më tregojnë se këtë e dëgjova për ty dhe unë iu them, “t’lutem hajde e pimë një kafe, lëri ato çfarë thonë dhe çfarë po bëhet’…
Cili është mendimi juaj për muzikën evropiane, e cila ndryshon prej asaj në Amerikë? Cili stil i muzikës po ju pëlqen?
Techno përpara nuk më ka pëlqyer dhe tani që po dëgjohet shumë më ka hyrë në qejf! Edhe unë do bëj diçka të tillë dhe po më pëlqen ky trend, por pa dalë jashtë Gentës!
Para disa muajve, disa gazeta serbe kanë shkruar se këngëtaret e Kosovës i imtojnë ato serbe. A njeh ndonjë këngëtare serbe, apo nuk njeh?
Jo, këngëtaret serbe nuk i njoh. Nuk e kuptoj gjuhën serbe. Përkundrazi, unë kam adhuruese serbe, të cilat i kam parë në Ulqin. Ato kanë qenë nga Beogradi dhe kanë pasur CD-në time në dorë dhe kanë kërkuar nënshkrim. Madje edhe njerëz nga Amerika, dhe unë nuk mendoj ashtu, pasi shumë njerëz marrin mësim nga ne. Ndoshta edhe në Amerikë, por ata përpunojnë idetë tona më mirë dhe i realizojnë dhe e bëjnë të vetën. Edhe ata rrinë shumë në youtube dhe është shumë interesante se për një këngëtar apo producent i Amerikës dhe është i interesuar se si punohet dhe prodhohet në Kosovë…


Jeta me Milotin
Pse nuk jeni martuar me Milotin?
Mirë jemi unë me Milotin. Ka pasur shumë thashetheme, do të ketë prapë dhe gjithmonë. E mira është se ka thashetheme, sepse kur nuk ka…. Nuk kemi planifikuar asgjë ende.

Kur ke planifikuar që të kesh fëmijë me Milotin?
Nuk kam planifikuar ende…

Po ta adaptosh ndonjë?
Jo, nuk kam menduar…

Ky shkrim u botua më 19 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.