Media

EU Reporter: Brukseli dhe Washingtoni të shqetësuar për reformën në drejtësi

17:15 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Midis pakënaqësive të shumta brenda Partisë Demokratike në Shqipëri, gjithashtu në Bruksel dhe Uashington janë ngritur shqetësime mbi përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi.

Kështu nis artikulli analitik mbi vendin tonë në “EU Reporter” i gazetarit të njohur dhe me 40 vite eksperincë Martinn Banks. Reforma, e cila synon pastrimin e gjykatave nga gjyqtarët  e korruptuar e të paaftë, kërkesë kyçe për hapjen e negociatave me BE, u bllokua nga një bojkot 3 mujor i opozitës i drejtuar nga lideri i  PD Lulzim Basha.

Kjo u zgjidh pasi Kryeministri i PS pranoi të shtyje zgjedhjet parlamentare me 1 javë dhe i dha mundësinë PD të emërojë një numër ministrash “teknike” gjate periudhës zgjedhore.

Megjithatë, Bunks shkruan se  fraksione kanë kundërshtuar reformën në Gjykatës Kushtetuese duke nxitur shqetësimin e ndërkombëtarëve.

“E shumë nevojshmja reformë në drejtësi,  është sërish nën sulm,” tha dje një zëdhënës i Shërbimeve të Veprimit të Jashtëm të BE. “U bëjmë thirrje të gjitha partive të përfundojnë krijimin e institucioneve te vetingut. Sulmi ndaj reformës , në vend të zbatimit të vetingut me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë .”

Ambasada amerikane në Tiranë, publikoi një deklaratë të ngjashme. “Populli shqiptar duhet të jetë i shqetësuar për këto përpjekje për të dobësuar reformen, me qellim mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë dhe ata që kanë lidhje me krimin e organizuar”.

Në artikull shkruhet se ka kritika për mos përzgjedhjen si kandidatë për deputetë të PD, të cilët mbështetën reformën në drejtesi. Në një intervistë eksklusive për këtë  uebsite, një anëtar i vjetër i PD e cilësoi  Bashen si nje “autokrat i vogel”.

Anëtari i PD, aktualisht deputet tha se nese siç pritet PD humb zgjedhjet e 25 qershorit Basha duhet të dorëhiqet dhe “te përballet me pasojat.” Deputeti nuk dëshiron të identifikohet, nga frika për ndëshkime të mëtejshme, shkruan Banks.  Deputeti e akuzoi Bashën se po përpiqej t’i “mbyllte gojën” kritikeve në PD dhe të bllokonte përzgjedhjen e tyre si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Ata të cilët mbështetën reformën në drejtësi të kundërshtuar nga Basha dhe pjesërisht të ndihmonin ne hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të anëtarësimit, e “paguan gabimin”.

Sondazhet e fundit tregojne se PD e cila vetëm tani vonë hoqi dorë nga bojkoti, me shumë gjasa do të humbë përballë PS qeverisëse, përfudnon Bunks në artikullin e tij për EU Reporter.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.