Kryesore

Ilir Meta lavdëron Berishën dhe ka një mesazh për Bashën. Ramën e quan “lideri i Ebolës”

21:15 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëvizja Socialiste për Integrim mabjti një miting të madh në sheshin “Nënë Tereza”. Sheshi u mbush kryesisht nga të rinjtë dhe në fund e mori fjalën presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

“Askush nuk i ka qënduar përballë më shumë se unë Sali Berishës. I kam treguar vendin kur donte të cënonte votën me demokratët e Mamurrasit.

Por, për fatin tim të keq, më seriozi bashkëpunëtor ndër vite, ka qenë Sali Berisha.

Për fatin e keq, sepse pas kaq e kaq shumë vitesh nuk ka politikanë të rinj.

Kam një mesazh për Lulzim Bashën. Ti nuk i ke humbur votat se ke humbur vendet e punës në administratë. Unë i njoh mirë demokratët.

Demokratët duan një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak.

2 herë në një vit e kam shpëtuar PD-në nga degradimi dhe shkatërrimi i saj. E para, pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës PD-ja do të ishte poshtëruar në kohën e reformës në drejtësi.

Edhe tani, ishte LSI-ja, ishte Ilir Meta dhe faktorët e përgjegjshëm brenda vendit të cilët imponuan që Shqipëria të mos binte në greminë nga lideri i Ebolës që donte zgjedhje pa opozitën”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.