Kryesore

VIDEO/ Kreu i PD-së së Nivicës kthehet me PS-në, Rama ironizon Bashën: Dhëndrin mbajeni në zemër!

14:53 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, Kryeministri Shqipërisë, në kuadër të turit elektoral, ka qenë sot në Tepelenë, ku është ndalur edhe në fshatin Nivicë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai ka publikuar një video, ku shihet në një bisedim me kreun e partisë demokratike të Nivicës, i cili i pohon kryeministrit se do t’i japin votën më 25 qershor dhe se janë një komunitet që e mbajnë llafin.

Mirëpo, numri një i qeverisë, gjatë bashkëbisedimit me banorët e Nivicës nuk ka lënë pa ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën: “Dhëndrin mbajeni në zemër”!.

Ja debati

Rama – Ore na jepni votën

Kreu i Partisë Demokratike Nivicë: Jemi komunitet që e mbajmë llafin, llafin e kemi dhënë edhe për 4 vjeçarin tjetër.

Rama – Ky është kryetari i partisë demokratike e Nivicës. Nivica vend historik, Nivica vendi që ka dhëndër Lulzim Bashën, që është edhe kryetari i këtij, por më 25 qershor…

Kreu i Partisë Demokratike Nivicë: Më 25 qershor do të votojmë këta njerëz që bëjnë punën për Nivicën.

Rama: Domethënë dhëndrin në zemër, ama punëtorin…

Kreu i Partisë Demokratike Nivicë: Ama punëtori në mendje

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.