BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Luli me fanset. Riformatohet LSI. Artan Minarolli, pas gjithë kësaj pune e meritojmë një gotë

16:00 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:   Luli me fanset. Riformatohet LSI. Artan Minarolli, Pas gjithë kësaj pune e meritojmë një gotë.





Luli me fanset
Në zgjedhjet elektorale të vitit 2005 mjaft emra të rinj do të bëheshin pjesë e Partisë Demokratike. Mes tyre do të tërhiqte vëmendjen jo pak, një figurë si ajo e Lulëzim Bashës. Deputeti që më pas u bë Ministër, përveç oratorisë dhe kulifikimeve të tij, do të binte në sy si një mashkull simpatik dhe mjaft i qeshur. Kjo do të bënte që mjaft femra ta shihnin me dëshirë. Për këtë motiv nuk kaloi shumë kohë dhe Luli reklamoi pothuajse në të gjitha gazetat rozë një foto të viteve më parë me bashkëshorten e tij. Kështu u prezantua si një burrë i martuar për të evituar çdo ngacmim të mundshëm nga seksi i brishtë. Pas kësaj sot kemi mësuar se fansat e tij nuk janë më vajzat e reja, por gratë, gjyshet. Dhe ja fotoja që u servirim sot e demostron më mirë këtë gjë. Në ditën e parë të çeljes së punimeve të Parlamentit të ri, Lul Bashës i janë afruar dy gjyshe, të cilat me shumë dëshirë kanë pozuar përkrah tij.


Riformatohet LSI
Tashmë që Lëvizja Socialiste për Integrim është pjesë e koalicionit qeverisës duket se është më e fortë se kurrë. E fortë në vendimarrje, se brenda saj kanë ikur mjaft nga personanalitet e saj, si nënkryetari Pëllumb Xhufi dhe anëtarët e kryesisë, Sabit Brokaj dhe Fatos Klosi. E megjithatë, Ilir Meta, lideri i LSI duket se nuk e ka bërë “qefin qeder” për këtë fakt. E madje-madje, ai i ka gjetur edhe zëvendësuesit e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por ai ka arritur të thithë dhe simpatizantë të rinj të kësaj partie. Në këtë riformatim të LSI duket se do të bëjnë pjesë edhe këta të rinj, adhurues të Ilir Metës dhe kësaj partie.


Artan Minarolli, Pas gjithë kësaj pune e meritojmë një gotë
Skenaristi dhe regjisori i njohur Artan Minarolli është një nga personazhet e njohur të kinemasë që ka rënë në grackën e paparacit tonë këtë herë. E kemi takuar në premierën në Tiranë të filmit të tij të fundit “Gjallë”. Pas shfaqjes në Festivalin e Filmit në Durrës, Minarolli e ka sjellë atë për publikun kryeqytetas në kinema “Imperial”. Në këtë festë të filmit ai ka ftuar mjaft nga miqtë e tij, ndërkohë që sadisfakionin që ka marrë e ka ndarë me një gotë alkool.


Luiza në formë, Gjergji lë për të dëshiruar
Aktorja Luiza Xhuvani duket nga hera në herë edhe më në formë. Edhe pse nuk e gëzoi dot ditën e parë të çeljes së Parlamentit, për shkak të bojkotit të Partisë Socialiste, Xhuvani është shprehur se ndihet mjaft e kënaqur që ka fituar statusin e deputetes. Ndërkaq, ajo nuk mund të lërë kurrsesi eventet që kanë të bëjnë me kinematografinë. Nuk kishte si të mungonte edhe në premierën e filmit “Gjallë” të Artan Minarollit. Ka qenë e veshur mjaft hijshëm dhe e kombinuar bukur, ndërkohë që një hap pas saj ka qenë bashkëshorti, regjisori Gjergj Xhuvani, për të cilën kemi disa rezerva. Përkrah bashkëshortes së tij gjithë stil, Gjergji me këpucët ngjyrë bizele duket se stonon pak. Ndoshta çifti nuk ka dalë së bashku nga shtëpia, sepse në të kundërt, patjetër që Luizës nuk mund t’i shpëtonte ky detaj.
Ky shkrim u botua më 12 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.