Tech

Pamjet ekskluzive/ Edi Rama filmohet në mesnatë te Stacioni i Trenit

00:11 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama qëndroi në punë vonë këtë të premte. Jo në zyrën e tij në kryeministri, por tek Stacioni i Trenit, aty ku nis Bulevardi i Ri i Tiranës.

GSH.al mësoi se Edi Rama është duke improvizuar lindjen e diellit, këtë mesnatë përmes efekteve speciale. Qytetarë që kanë kaluar aty pranë, thanë se kishin parë Edi Ramën duke tërhequr një litar, i rrethuar nga disa kamera që e filmonin.

Nuk dihet fabula e spotit të ri, por me siguri që idetë e kryeministrit surprizojnë në këto raste.

Fotot që shihni janë bërë mesnatën e sotme, ndërsa xhirohej spoti i ri i fushatës së 25 Qershorit për kryeministrin e Rilindjes. Kamerat dhe prozhektorët që ndriçojnë hapësirën ku po xhirohet video e re publicitare, dallohen lehtësisht në zonën përreth.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.