Kryesore

Rama “çudit” nga Fieri: Krenar për koalicionin, por më sekëlldisin ata që çirren kundër reformave

17:05 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama ka folur për koalicionin me LSI në takimin përmbyllës së fushatës në Fier. Kryeministri u shpreh se ndihej krenar për reformat e ndërmarra, por tani edhe po godasin e kërcënojnë për pushtet.

“Kushdo që do të trokasë në zyra e shtetit të gjej shtetin, jo fytyrat e një partie që trajton qytetarin sikur ta kishte shërbëtor. Dy ditë më parë bëmë atë që askush s’e besonte, kurorëzuam procesin e reformës në drejtësi. Sot gjykatat e vetingut kanë filluar nga puna. Më në fund pallati i drejtësisë do të jetë pallati i popullit dhe jo më gjykatësit që mbrojnë politikanët dhe politikanët që mbrojnë gjykatësit.

Ne kemi qeverisur për 44 muaj në një koalicion, jemi shumë krenar, jemi krenar për reformat që kemi bërë. Mirëpo aleatët tani jo vetëm që s’janë krenar por kanë nisur edhe një fushatë çirrjesh, kërcënimesh, godasin pikërisht reformat. Pse i godasin, pse i kanë votuar? Mesa duket sepse ajo që i ka interesuar s’ka qenë reforma në pushtet, por pjesa e tepsisë për pushtet. Jam i sëkëlldisur kur shof këtë shpërfytyrim të gjuhës të atyre që ishin bashkëudhëtarët tanë. S’kemi dal në luftë me të tjerët, por për të çuar flamurin lart” u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.