Kryesore

Atentati me 2 të plagosur në Elbasan/ Reagon për herë të parë familja Çapja: Ka ardhur koha…

15:43 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy vëllezër 49 dhe 60 vjeç në Elbasan, teksa ishin duke punuar në punishte, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Fatmirësisht ata nuk janë prekur nga plumbat, por janë lënduar duke u përplasur me objektet brenda punishtes kur vraponin për t’u shpëtuar plumbave.

Te dy vëllezërit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shumë media kane shkruar se kjo plagosje ka ardhur si pasoje e hasmerise me fisin Çapja. Sot, familja Çapja ka bërë një reagim.

Të nderuar zonja dhe zotëri të mediave. Në emër të familjes Çapja dhe të ligjit, ju kërkoj të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin. Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembërimin e së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës.

Me respekt, familja Çapja

Historia e familjes Beqiri

Dy personat që janë qëlluar ditën e sotme në orët e para të  te mëngjesit , vetëm disa muaj me parë kane pësuar nje humbje, ekzekutimin e njëri prej vëllezërve Sajmir Beqiri ne autostrade.

Nderkohë që të dhënat nga burime të GSH.al bëjnë me dije gjithashtu se tre pjestarë të familjes Beqiri janë vrarë vitet e fundit. Ndersa në gusht 2012, u ekzekutuan  vëllai i të plagosurve sot Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri.

Policia e Elbasanit njoftoi:

Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasit G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan,(vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se  persona të  paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për t’i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brenda punishtes

Grupi hetimor vijon  hetimet për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.